Sprej lotsjellës në çantën e një nxënëseje në Prishtinë, ndërhyn Policia

Prishtina

Sprej lotsjellës në çantën e një nxënëseje në Prishtinë, ndërhyn Policia

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 00:05
Ilustrim

Një incident i pazakontë është raportuar sot në ambientet e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku një nxënëse e mitur është kapur me një sprej lotsjellës (AC) në çantën e saj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, kur në klasë është ndjerë aroma e sprejit dhe sigurimi i shkollës ka ndërhyrë duke e gjetur mjetin e dyshuar. Pas njoftimit, njësitet policore kanë shkuar në lokacion dhe kanë identifikuar nxënësen A.K., e lindur në vitin 2009.

E mitura ka deklaruar se sprejin e kishte gjetur në tokë dhe e kishte marrë me vete vetëm për t’ua treguar shoqeve të saj. Megjithatë, mjeti është konfiskuar nga policia, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prani të prindit.

Për rastin është informuar edhe Prokurori Kujdestar për të Mitur, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe t’i referohet hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat