Përparim Rama premton mbështetje për kategoritë civile të luftës: Bileta falas në transport urban e hapësira të reja

Prishtina

Përparim Rama premton mbështetje për kategoritë civile të luftës: Bileta falas në transport urban e hapësira të reja

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 18:05
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur në takim nga kategoritë civile të luftës në Kosovë.

Rama ka premtuar vazhdim të mbështetjes.

“Kryeqyteti duhet të jetë gjithmonë pranë atyre që kanë paguar çmimin më të lartë të lirisë. Sot u takuam me përfaqësues të kategorive civile të luftës, që mbajnë ende në zemër plagët e së kaluarës”, tha Rama.

Ai theksoi se do të sigurojnë bileta falas në transportin urban për këtë kategori.

“Do të sigurojmë mbështetje konkrete për ta: Bileta falas në transportin urban. Po shqyrtojmë gjetjen e hapësirave për aktivitetet dhe nevojat e tyre komunitare”, tha Rama.

“Ne jemi këtu për t’i mbështetur, jo vetëm me fjalë, por me vizion të qartë dhe veprime konkrete”, përmbylli postimin e tij Përparim Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat