Termokos: Furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar, shkak rënia e bllokut B1

Prishtina

Termokos: Furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar, shkak rënia e bllokut B1

Më: 13 janar 2026 Në ora: 17:42
Foto ilustruese

Ndërmarrja “Termokos” ka njoftuar se për shkak të rënies nga funksioni të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me ngrohje aktualisht po realizohet me kapacitet të kufizuar, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

“Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat