Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës

Prishtina

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës

Më: 14 janar 2026 Në ora: 20:21
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Ngadhnjim Arrni në takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Ngadhnjim Arrni ka pritur në takim Nënkolonel Bastri Shabani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Nënkolonel Fatos Haziri - Shef i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, Major Bekim Bislimi - Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Kapiten Agron Haziri- Shef i Sektorit të Hetimeve, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit si dhe Toger Dafina Gashi- Shefe e Njësisë për Siguri në Pallatin e Drejtësisë.

Takimi kishte për qëllim vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në koordinimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e informatave, planifikimin e takimeve të rregullta dhe adresimin e çështjeve të përbashkëta që kërkojnë përmirësim, me synim rritjen e efikasitetit institucional.

Kryetari i Gjykatës, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit të mirëfilltë ndërmjet institucioneve për funksionimin normal të gjykatës dhe përmbushjen e përgjegjësive institucionale, si dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me garantimin e sigurisë në Pallatin e Drejtësisë, mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, si dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Gjykatës dhe Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke riafirmuar angazhimin për koordinim të vazhdueshëm në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat