Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve

Prishtina

Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve

Më: 12 mars 2026 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve.

Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të qytetit ku ekipet teknike do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit.

Lokacionet ku do të zhvillohen punimet janë:

Rruga “Enver Maloku”;

Rruga “Salih Nivica”;

Rruga “Bislim Makolli”;

Rruga “Perandori Justinian”;

Rruga “Mark Sopi”;

Rruga “Peshteri”;

Rruga “Sheshi i Arbërit”.

Nga KRU Prishtina kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat