Prishtinë: Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie

Prishtina

Prishtinë: Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie

Më: 12 mars 2026 Në ora: 11:28
Cigaret

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative dhe pas marrjes së autorizimit për ndërmarrjen e veprimeve nga prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë realizuar sot një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola.

Të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.

Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat