KRU “Prishtina” nis aksionin e shkyçjeve edhe në Obiliq për konsumatorët me borxhe

Prishtina

KRU “Prishtina” nis aksionin e shkyçjeve edhe në Obiliq për konsumatorët me borxhe

Më: 25 mars 2026 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se ka filluar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe të papaguara, tashmë edhe në Obiliq.

Sipas njoftimit, aksioni synon evidentimin e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren masa konkrete.

Lusim të gjithë konsumatorët me borxhe që të kryejnë pagesat ose të paraqiten për marrëveshje pagese”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në rast të mosshlyerjes së obligimeve, do të pasojë ndërprerja e furnizimit me ujë, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj konsumatorëve që nuk respektojnë detyrimet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat