Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur një njoftim lidhur me gjendjen e vendpunishtes së shembur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtina, duke njoftuar për masa kundër investitorit dhe përgjegjësve të projektit.
Sipas tij, meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj kompanisë dhe përfaqësuesit të saj ligjor.
“Meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, është iniciuar procedurë kundërvajtëse, duke u shqiptuar gjobë prej 30,000 € për kompaninë, 3,000 € për përfaqësuesin ligjor.”, ka njoftuar Rama.
Njoftimi i tij i plotë:
GJOBË PËR INVESTITORIN DHE PËRFAQËSUESIN LIGJOR. TËRHEQJA E LICENCAVE TË INXHINIERËVE MBIKËQYRËS NË RASTIN “DON SHTJEFËN KURTI”!
Meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, është iniciuar procedurë kundërvajtëse, duke u shqiptuar gjobë prej
30,000 € për kompaninë
3,000 € për përfaqësuesin ligjor.
Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës,prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!