Lisi bie mbi dy vetura në lagjen “4 Llullat”, shkakton vetëm dëme materiale pa të lënduar

Prishtina

Lisi bie mbi dy vetura në lagjen “4 Llullat”, shkakton vetëm dëme materiale pa të lënduar

Më: 18 prill 2026 Në ora: 15:09
Lisi bie mbi dy vetura në lagjen “4 Llullat”

Në lagjen “4 Llullat” është regjistruar një incident, ku një lis është rrëzuar papritur mbi dy vetura që po qarkullonin në atë moment.

Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në automjete.

Dëshmitarët thonë se gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa dyshohet se rrëzimi mund të jetë shkaktuar nga erërat e forta ose dobësimi i pemës.

Ekipet kompetente pritet të dalin në vendin e ngjarjes për të larguar trungun dhe për të vlerësuar situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat