KRU “Prishtina” me mesazh kreativ: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë

Prishtina

KRU “Prishtina” me mesazh kreativ: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë paralajmërim për pagimin e borxheve.

Në një mesazh publik, KRU-ja deklaron se tani është koha të mbyllen hesapet e vjetra.

“Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa më shpejt” shkruan KRU-ja.

Mesazhi i çuditshëm, njëherazi kreativ i kompanisë së ujësjellësit, synon bindjen e konsumatorëve që të paguajnë obligimet financiare.

Ky është njoftimi i plotë:

Ka ardhur koha me i mbyll hesapet e vjetra e me e pasë shpirtin rahat. Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa ma shpejt.

Mos e leni nesër atë që mundeni me pagu sot, se nesër vjen me kujtesë ma t’fortë.

Pagesa e borxheve sjell:

 Fytyrë t’bardhë

Gjumë t’rehatshëm

Marrëdhënie t’mira

Shpëtim prej mesazheve t’papritura

Afati: Sa ma shpejt, aq ma mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat