Parku Arbëria është një nga parqet shumë të vizituara nga banorët e asaj lagje dhe rrethinës.
Në këtë park kalojnë kohën shumë fëmijët e sidomos nxënësit që shkojnë në shkollën afër parkut, ‘Mehmet Gjevori’.
Por problematikë po bëhen lodrat për fëmijët e vegjël të cilat vazhdimisht po dëmtohen.
Sic shihet edhe në foto, ato janë dëmtuar sërish dhe mund të paraqesin rrezik për fëmijët e vegjël që ngjiten atje lart.
Kjo nuk është hera e parë që lodrat e këtij parku janë dëmtuar nga njerëz të pandërgjegjshëm.