​Digjen kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, zjarri përfshin edhe dy vetura

Prishtina

​Digjen kontejnerë në dy rrugë të Prishtinës, zjarri përfshin edhe dy vetura

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 08:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë për mbeturina në Prishtinë, në rrugët "Simon Shiroka" dhe "Sylejman Vokshi". 

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë përfshirë nga zjarri edhe dy vetura. Sipas informacioneve që ka marrë KosovaPress, njëra prej automjeteve i përket një personi me aftësi të kufizuara.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat