Shkyçen disa lidhje ilegale në “Muharrem Fejza” dhe “Mati 1”, rastet dërgohen në Prokurori

Prishtina

Shkyçen disa lidhje ilegale në “Muharrem Fejza” dhe “Mati 1”, rastet dërgohen në Prokurori

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 10:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRU "Prishtina" ka njoftuar se ekipet e inspektimit kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme kontrolle në terren në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Aty kanë identifikuar dhe shkyçur disa lidhje ilegale në rrjet.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, lidhjet ilegale janë shkyçur, ndërsa për të gjitha rastet e evidentuara do të ndërmerren procedura ligjore.

Sipas njoftimit, lëndët do të procedohen në Prokurori për trajtim të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat