​Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

Prishtina

​Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 22:29
Fotoilustrim

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka larguar mbeturinat e hedhura në rrugën “Ali Vitia”, në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbetje në hapësira publike.

Madje, duke paralajmëruar se veprime të tilla dënohen nga Inspektorati i Komunës.

“Kujdes qytetarë, mos hidhni mbeturina në hapësira publike, sepse do të gjobiteni me 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat