​Rama poston fotografi nga Rruga A dhe provokon Vetëvendosjen: Nga renderi te puna në terren

Prishtina

​Rama poston fotografi nga Rruga A dhe provokon Vetëvendosjen: Nga renderi te puna në terren

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 17:01
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi të Rrugës A.

Përmes këtij postimi, Rama ka rikujtuar zhvillimin e projektit, duke theksuar se fillimisht ishte prezantuar renderi, më pas kishin nisur punimet me bagerë dhe tani po shihet projekti në terren.

Ai ka theksuar se ky postim mbetet i pakuptueshëm vetëm për “militantët e Vetëvendosjes”, duke përcjellë edhe një mesazh me nuanca politike.

“Fillimisht RENDERI!, Tani BAGERI!, dhe tash PROJEKTI, Kujdes: Ky postim është i pakuptueshëm për militantët e Vetëvendosjes!”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat