Ishte ndëshkuar disa herë/ Organizoi fejesë në kohë Covid-i, arrestohet pronari i një lokali në Fushë Krujë

Shqipëria

Ishte ndëshkuar disa herë/ Organizoi fejesë në kohë Covid-i, arrestohet pronari i një lokali në Fushë Krujë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Pronari i një lokali në Krujë është arrestuar në flagrancë pasi organizoi një festë familjare në kundërshtim me Aktin Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia njofton se në Fushë Krujë u konstatua subjekti në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili kishte organizuar një festë familjare (fejesë), në kundërshtim me Aktin Normativ. Kështu Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë u prangos për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat