Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, denoncimi i PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” janë dhënë me PPP

Shqipëria

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, denoncimi i PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” janë dhënë me PPP

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Dorian Teliti

Ditën e sotme është mbushur një vit që nga tërmeti tragjik që u mori jetën 51 personave në Durrës, Thumanë dhe Tiranë.

Partia Demokratike me anë të Dorian Telitit, ka denoncuar  vonesën e ndërtimit të shtëpive të dëmtuara nga lëkundjet, teksa projektin në zonën e “5 majit” në Tiranë e ka cilësuar si model deshtimi.

“Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah se shqiptarët drejtohen nga një qeveri jo vetëm e paaftë, por edhe nga pushtetarë hajdutë. 1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero.

Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit.

Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro.

Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës. Në vend të shërbimit me cilësi dhe shpejtësi, Erion Veliaj ka zgjedhur të harxhojë kohën duke gjetur forma ekstraligjore për të shpenzuar dhjetëra miliona euro nga fondet e rindërtimit”, ka thënë Teliti.

Ish-deputeti i PD ka vijuar më tej duke i klasifikuar këto projekte si abuzive, ndërkohë që shton se çmimi i banesave është dyfishuar.

“Sot, çdo shqiptar e di se PPP- të e kësaj qeverie janë projekte abuzimi, mashtrimi dhe korrupsioni. Çmimet fryhen, që fitimi nga vjedhja të jetë sa më i madh. Kjo ka ndodhur edhe më këtë PPP të fatkeqësisë, ku i është lënë dorë projektimi dhe ndërtimi, të njëjtëa kompani.

Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë. Sa na kushton kjo me Erion Velinë dhe procedurat korruptive të ndjekira për të zhvatur fondet e rindërtimit? Hajdutët e fatkeqësisë i kanë rritur pothuajse dyfish. Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaë, 1 m2 tek zona 5 majo do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat