Efektivit të antidrogës i vjedhin portofolin dhe sendet personale pas vdekjes tek Infektivi, denoncimi në polici i bashkëshortes së tij

Shqipëria

Efektivit të antidrogës i vjedhin portofolin dhe sendet personale pas vdekjes tek Infektivi, denoncimi në polici i bashkëshortes së tij

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 06:28
Njoftimi

Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së, i cili ndërroi jetë tek Infektivi pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur me të, pas vdekjes në spital.

Pema është paraqitur në komisariatin nr.4  të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

Në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, sipas “Abc News”, Valbona Pema ka treguar se, pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli ku mbante rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi.

Ajo më tej ka rrëfyer se për humbjen e tyre nuk dihet asgjë sesi ka ndodhur. Në Spitalin Infektiv, Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa pasi ndërroi jetë në morg trupi qëndroi disa orë. Aty nuk lejohet që pacienti të takohet me familjarët apo të afërmit.

Bashkëshortja e tij ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë, pasi rezultoi i infektuar edhe nga Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat