“E nisëm këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi”/ Cakaj bisedë me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shqipëria

“E nisëm këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi”/ Cakaj bisedë me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:24
Gent Cakaj, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Bujar Osmani

Në mëngjesin e ditës së Flamurit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video-telefonatë të përbashkët.

Në një reagim në Facebook, lidhur me video-telefonatën, kryediplomati Cakaj u shpreh se me homologët e tij, e nisën këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë.

Postimi i tij i plotë:

Këtë mëngjes e çelëm së bashku me Bujarin dhe Melizën, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut e Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë ...

#28nëntor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat