Aksident në Berat/ Fuoristrada del nga rruga dhe rrezikon të bie në lumë, shpëton mrekullisht shoferi

Shqipëria

Aksident në Berat/ Fuoristrada del nga rruga dhe rrezikon të bie në lumë, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit.

Një automjet tip fuoristradë, me targa AA 146 FK, ka devijuar nga rruga përgjatë shëtitores së qytetit dhe si pasojë ka përfunduar mbi kangjellat anësore të rrugës.

Pothuajse gjysma e parme e makinës ka devijuar në lumë, por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjellat e rrugës dhe nuk ka përfunduar brenda në lumë. Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale M.B, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, të cilët kanë tërhequr edhe mjetin nga rruga. Specialistët e policisë rrugore po kryejnë edhe këqyrjen e zonës, për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat