Basha: Çfarë do të bëj si kryeministër për banorët e prekur nga tërmeti

Shqipëria

Basha: Çfarë do të bëj si kryeministër për banorët e prekur nga tërmeti

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:24
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në shtatë vite, mentaliteti i qeverisë është propaganda mbi punën.

Duke u ndalur tek një marrëveshje e trumbetuar nga qeveria së fundmi për ndërtimin e dy mijë banesave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Basha tha se ajo është një kredi.

Lulzim Basha: E para e punës nuk ka nevojë të shkojë kryeministri se kjo nuk ishte një ceremoni shtetërore. Firmosja e një marrëveshje kredie nuk është një ceremoni shtetërore. Unë e kam negociuar kredinë e tunelit të Elbasanit, unë e kam negociuar kredinë e Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës, nuk janë firmosur me ceremoni sepse nuk ka rëndësi propaganda, rëndësi ka çfarë bën, çfarë sjell kjo ka rëndësi. Pra as nuk kam shkuar në Emirate, as nuk i kam thënë ejani ta bëjmë me tam-tame të mëdha, e rëndësishme për mua ka qenë që brenda një kohe sa më të shkurtër të firmosej marrëveshja.

Ndërsa në veçanti në kushtet e pandemisë, në veçanti këtu ku jemi tani e ke që e ke këtë kontakt me një vend le të themi nga më të pasurit e botës i thua e di pse nuk vij dot unë. Ja çfarë do të kisha bërë unë po e them dhe ju pastaj gjykoheni. E para e punës nuk besoj që ka pasur një insistim për ta firmosur Arben Ahmetaj në prani të kryeministrit se edhe firmosja siç e parë ishte bërë në një tip lounge, holl hoteli, disa thuna bar-restorant nuk ka rëndësi se nuk dua të futem në atë por nuk kishte ceremoni zyrtare dhe nuk ka ceremoni zyrtare.

Si kryeministër do kisha thënë: Shikoni, unë kam 1 vjetorin e tërmetit. Punët nuk kanë ecur mirë. Unë kam familje në çadra. Spitalet i kam në kolaps. Ju jam shumë  mirë njohës për kredinë që do firmosim dhe për investimin që do bëni. Sa të vij unë aty dhe sa të shpenzonit të sillnit Charter-in për të na marrë e për të na kthyer, a ka mundësi ministri im do vijë “economy class” me Turkish Airlines. Po patë mundësi me një nga organizatat tuaja bamirës se kjo është nevoja që kam këtë  javë që  s’po e përmbush dot. Kjo bëhet se siç i kërkon ndihmë  një  biznesi, siç  i kërkon ndihmë një bamirës, ashtu i kërkon ndihmë edhe një prej fuqive më të mëdhaja financiare.

-Ishte piar.

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, se nuk është problemi këtu.

-Pra, në  marrëdhënie me publikun kanë dalë,

-Mungesë e një bilanci.

Lulzim Basha: Jo më keq se kaq, edhe më keq se kaq. Për mua është mentaliteti, mentaliteti i propagandës mbi punën. Mentaliteti i nxitimit…

-Duhet të sqarojmë nëse është bërë vërtet udhëtimi me paratë e taksapaguesve apo është paguar nga…

Lulzim Basha: Pak rëndësi ka zoti Hakorja, pak rëndësi ka për mua. Unë këtë ju thashë tani, unë ju them pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që është zbuluar një mentalitet që e shohim në mënyrë të përsëritur si gjatë krizës së tërmetit edhe gjatë krizës së pandemisë. Dhe më e keqja gjatë këtyre 7 viteve që propaganda mbi gjithçka, puna diçka. Nga kjo dëmtohen interesat e qytetarëve, nga kjo dëmtohen interesat e njerëzve.

Basha garanton qytetarët e dëmtuar nga tërmeti se do të bëhet çdo gjë për të përmirësuar atë që është bërë keq apo që ka ecur ngadalë sa i përket rindërtimit.

Lulzim Basha: Pa diskutim që për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën, shtëpinë dhe shëndetin e qytetarëve do të jetë prioritet absolut që do të thotë çdo gjë që është bërë keq do të korrigjohet e do të futet në rrugën e përshpejtimit, nuk ka shans të ngadalësojmë diçka apo t’i lëmë njerëzit të presin më gjatë edhe për këtë ne kemi dhënë prova sepse kur ka qenë fjala për investime publike në dobi të qytetarëve, në dobi të ekonomisë, në dobi të familjeve shqiptare kemi provuar se mund të thyhen edhe afate në dukje të pathyeshme, në dy vite është bërë rruga e kombit, për më pak se 1 vit e gjysmë u shpua masivi I Elbasanit dhe u lidh Tirana me Elbasanin.

Kështu që të jeni të sigurt që partia demokratike dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet potenciale njerëzore , në kuptimin administrative, menaxherial të fjalës dhe kuptimin e ekspertëve për të bërë të mundur atë që për fat të keq Edi Rama dhe qeveria e tij dështuan që ishte administrimi I pasojave të tërmetit. Dështimi tani është i dukshëm për këdo dhe mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi.

Për fat të keq, nëse pandemia ishte globale dhe mund të justifikoheshe që kjo po i ndodh të gjithëve, jo vetëm ne. Për mendimin tim është një alibi sepse këtu  keqadministrimi është i dukshëm për këdo. Tërmeti i nxjerr zbuluar papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe pandjeshmërinë e qeverisë. Pandjeshmërinë e kryeministrit në raport më atë përgjegjësi të veçantë që ka në një moment të tillë delikat, në një moment krize të tillë për ata vogëlushë, për ata prindër, për ata gjyshe dhe gjyshër të moshës së tretë, të cilët po e them dhe sot, i kam takuar një pjesë të madhe prej tyre. Sonte që flasim, në këtë moment që flasim, në këtë acar janë prapë në të njëjtën çadër ku kanë qenë prej 1 viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat