Vetëvrasjet në spitalet covid, sociologu Tushi: Rastet mund të dallohen, duhen angazhuar psikologë

Shqipëria

Vetëvrasjet në spitalet covid, sociologu Tushi: Rastet mund të dallohen, duhen angazhuar psikologë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:07
Gëzim Tushi

Gëzim Tushi, sociolog, thotë se qeveria duhet të kishte angazhuar psikologë dhe psikiatër në spitalet covid pasi të infektuarit përballen me situatë të vështirë mendore gjatë trajtimit spitalor. z. Tushi tha se, izolomi krijon një situatë dëshpëruese dhe shpesh ajo çon në vetëvrasje.

“Vetëvrasja është akt individual, privat dhe i befasishëm. Në momentin që njeriu merr vendimin për të vrarë vetën këtë mund ta bëjë për shumë arsye por ata japin shenja dhe kërkojnë diagnostfiikim për t’i dalluar”, deklaroi sociologu.

“Ajo që më shqetëson është se spitali në një farë mënyre merret me patologjinë e sëmundjes por duhet të kemi parasysh që kemi një njeri dhe jo pacient. Bashkohem me mendimin se atje kemi heronj por kam përshtypjen që merren me të sëmurin; ilaçe dhe intubime”, shtoi z. Tushi.

Sociologu bëri thirre që institucionet duhet të angazhojnë psikologë dhe psikiatër për t’u ardhur në ndihmë të prekurve me COVID-19 për të përballuar ndarjen nga të afërmit pasi një gjë e tillë është terapi më e vlefshme se sa ilaçet. Ai tha se edhe njerëz të tjetër mund të luajnë rolin e psikologut si familja që është institucion i vlerave morale dhe duhet t’u qëndrojë pranë personave të infektuar apo atyre që shfaqin probleme mendore.

“Ata janë njerëz kanë anën shpirtërore dhe mendore. Kanë ndërprerje sociale me të dashurit e tyre dhe kjo është një dramë shumë e madhe. Nëse nuk kemi psikologë dhe psikiatër, që kemi plot, që të gjithë këta psikologë të angazhohen. Për kur duhen për të zgjidhur çështje martese?", tha z. Tushi.

“Ata duhet të kuptojnë horizontin e vetëvrasjes, duhet ta dallojnë nga syri pacientin, që është një njeri që mund të jetë i dëshpëruar, i rënë në ankth, pasiguri etj, etj. Këto janë sinjalet, çfarë duan që të shkruajnë që unë do vras veten. Nuk ta thonë këtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat