“Shqipëria ndër më pak të prekurat nga Covid-19”, eksperti, Ramës: Me çfarë e mate?

Shqipëria

“Shqipëria ndër më pak të prekurat nga Covid-19”, eksperti, Ramës: Me çfarë e mate?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Erion Dasho

Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga Covid-19”.

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën “Forbes”.

Sipas shefit të qeverisë, Shqipëria vlerësoi shumë shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te fqinjët tanë italianë, ndërsa u karantinua para shumë të tjerëve.

Por lidhur me këto deklarata të Ramës reagon edhe eksperti i shëndetit publik Erion Dasho.

Sipas mjekut, pasi nuk i ecën mashtrimi me shqiptarët, kryeministri vijon me mashtrime në nivelin ndërkombëtar.

“Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se “Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID”!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri “mos prekjen”!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?! Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë…”, shkruan Dasho në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat