Hoxha: Kur qeveria duhej të mbështeste biznesin dhe familjet, paguante kontratat

Shqipëria

Hoxha: Kur qeveria duhej të mbështeste biznesin dhe familjet, paguante kontratat

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:48
Artan Hoxha

A mund të gjendemi përballë një dileme, o të na vrasë Covidi o të vrasë ekonomia?

Kjo është pyetja që iu bë analistit Artan Hoxha, i ftuar në “Tempora”, lidhur me krizën ekonomike në vend, të nxitur edhe nga pandemia Covid-19.

Sipas Hoxhës, në momentin kur qeveria duhej të mbështeste biznesin dhe familjet, paguante paratë e kontratave të firmosura prej saj.

Hoxha shtoi se, këto kontrata janë “litari në qafë” për këtë qeveri, por edhe për ata që mund të vijë pas 25 Prillit.

Artan Hoxha: Këto skenarë apokaliptikë janë vështirë të ndodhin por ne si vend hymë në momentin e efektëve në ekonomi të pandemisë Covid-19., me barra të rënda mbi supe. Dhe këto barra mbi supe ishin parapërcaktime ose destinime të një pjese të shpenzimeve  të buxhetit të shtetit për ato kontrata që I trajtuam në pjesën e parë.

Kjo do të thotë që ja ngushton qeverisë marzhin e manovrës për të alokuar fonde në një drejtim të ri, që ishte drejtimi I nevojës për të mbështetur biznesin dhe familjet në kushtet e shtrëngesës nga pandemia.

Së dyti, vetë ekonomia do të tkurreshe dhe të ardhurat tatimore do të binin për pasojë, në momentin kur ti kishe më shumë nevojë për para. Një që ia kishe lidhur këmbët vetes me disa pagesa të detyruara për kontratat. Se ka një gjë, hall ti mbash, hall ti prishësh këto kontratat afatgjata. I mbajte do paguash, I prishe do paguash me gjykatë. Ato janë e keqja e litarit në qafë. Ose kryqi mbi shpinë I këtyre që janë, që I ndërtuan dhe ato që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat