Mësimi online, Myqerem Tafaj: Qeveria e papërgatitur, viti shkollor jashtëzakonisht i rrezikuar

Shqipëria

Mësimi online, Myqerem Tafaj: Qeveria e papërgatitur, viti shkollor jashtëzakonisht i rrezikuar

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Myqerem Tafaj

“Pandemia ka goditur jashtëzakonisht sistemin arsimor”. Kështu u shpreh për  Euronews Albania ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

“Pandemisë përveç rrezikut të madh që paraqet për shëndetin e njerëzve dhe në vendin tonë ka dalë jashtë kontrollit, ajo ka goditur fort sistemin tonë arsimor. Unë mendoj që goditja është jashtëzakonisht e fortë dhe ky është viti i dytë shkollor dhe akademik. Interesante intervistat që ju treguat tani. Pra, pasojat janë jashtëzakonisht të rënda në formimin e nxënësve. Është viti i dytë shkollor dhe akademik. Viti i kaluar u mbyll i cenuar, i përgjysmuar. Ky i dyti filloj me këto orë gjysmake, tani kalon gjoja i alternuar”, u shpreh Tafaj.

Ky i fundit akuzoi qeverinë se është krejtësisht e papërgatitur në këtë situatë.

“Nuk është çështje vetëm e strategjisë, pandeminë nuk e ka në dorë qeveria. Përgatitja për të përballuar këtë ndikim të fortë negativ të pandemisë në arsim, nuk është bërë. Na gjeti të papërgatitur në shkurt dhe në mars, por në këto 10 muaj nuk ka ndodhur ndonjë përmirësim. Ne jemi krejtësisht të papërgatitur.

Unë e shoh ketë vit shkollor jashtëzakonisht të rrezikuar, kështu po ndodh. Në Shqipëri nuk ka akses të përballueshëm në linjë, aksesi në internet nuk ekziston. Nuk ekziston platforma, janë të mrekullueshëm këta djemtë të rinj që kanë bërë platformën online akademia.al, por nuk mund të kërkohet vetëm atyre ta bëjnë atë. Nuk ka përgatitje, prandaj nuk po vihet në punë. Prisni sa të doli, nuk ka për të ndodhur gjë”, tha ai.

Sipas Tafajt 40% e familjeve shqiptare nuk kanë internet në banesa dhe fëmijët e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin online.

“40% e familjeve shqiptare, sipas Bankës Botërore nuk kanë akses të mjaftueshme për internet, me këtë mungesë të përgatitjes. Ministria e Arsimit duhet të jetë e ndershme me prindërit. Nuk mund të bëhet shkollë më ‘whats up’, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat