“Janë pamje tronditëse”, Piperos i mbushen sytë me lot në studio, i bie tavolinës me grusht: Autoritetet nuk duhet t’i lejojnë

Shqipëria

“Janë pamje tronditëse”, Piperos i mbushen sytë me lot në studio, i bie tavolinës me grusht: Autoritetet nuk duhet t’i lejojnë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 07:07
Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka komentuar lidhur me situatën e pandemisë në vend. Pipero ka shprehur shqetësimin duke thënë se masat nuk po respektohet dhe se lokalet e autobusët vijojnë të jenë të tejmbushur.

“Kur shikoj atë pamjen aty dhe stafin e atij burrit përballë me atë mund që bëjnë përmes urgjencës dhe kur shikoj të sëmurët në spitale më mbushen sytë me lot. Nuk duhet ta lejojmë.

Ata nuk kanë vrarë vetëm veten, ata takojnë dhe njerëz në shtëpi. Vazhdon zinxhiri. Kemi ekspozim shumë të madh, kohëzgjatje të madhe ekspozimi. Janë pamje tronditëse që nuk duhet t’i lejojmë. Ato që i kanë këto qendra ekonomike nuk duhet t’i lejojnë. Autoritetet gjithashtu.

Më vjen keq që kaloj për të ikur në punë dhe shikoj lokalet të mbushura plot me të rinj, kur shikoj në autobus të mbushur tej mase. Më duhet t’i bie fort tavolinës, ore çfarë po bëjnë.

Si mund t’i lejojmë këto lloj shfaqjesh. Për 2-3 javë pjesë më e madhe e tyre janë në spital dhe pse janë të rinj, ose prindërit e tyre.

Sado kapacitet të shtojmë, sado të vrapojmë pas virusit për ta parandaluar, ne ecim më shpejt se kapaciteti, mundësia në drejtim të virusit. Autoritetet të mos lejojnë shfaqje të tilla se na vrasin para se të vijë vaksina dhe pastaj s’ka ç’na duhet vaksina”, tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat