‘Ndaluam konçesionin Milot-Fier’/ Aulon Kalaja: Ja si i kursyem shqiptarëve 6 miliardë euro

Shqipëria

‘Ndaluam konçesionin Milot-Fier’/ Aulon Kalaja: Ja si i kursyem shqiptarëve 6 miliardë euro

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Aulon Kalaja

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, ka folur rreth anulimit të koncesionit të rrugës Milot-Fier nga ana e qevrisë.

I ftuar në studion FaxNews, Kalaja shprehet se ai së bashku me aktivistë të tjerë ishin të parët që e denoncuan këtë aferë korruptive pa garë.

“Jam pro ndërtimit të rrugëve pasi sjellin komunikim dhe zhvillim të biznesit dhe zonës. Jam pro ndërtimit të autostradës Milot Fier. Por ndërtimi i kësaj rruge të bëhet në mënyrë të ndershme, me një ofertë konkuruese dhe jo me një ofertë të fryrë. Ky projekt në rastin e vet më të mirë do të shkonte deri në 500 milionë euro dhe këtë nuk e them unë por e thonë ekspertët, me të cilët ne kemi biseduar si ekip pasi ne nuk marrim vesh nga rrugët. Kur është bërë fjalë për hapjen e këtij koncesioni më 1 Korrik, e kam parë fillimisht nga ekrani dhe ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte shifra prej 1.2 miliardë euro, se më vonë kemi kryeministrin që tha se kjo rrugë do të kushtojë 1.4 miliardë euro.

Në këto momente unë kam marrë kurajon qytetare për ta investiguar këtë aferë. Daljen e parë e kam pasur 20 ditë më vonë pasi u shpall ky koncesion.

Duhet ta themi janë atribute, ne jemi të parët që e kemi bërë këtë denoncim.

Unë mendoj se Ministria e Transportit erdhi tek qëndrimet tona, bëri një gabim duhet ta pranojë dhe të tërhiqet. Duhet të ndërtohet rruga Milot-Fier por me një ofertë më të ulët.

Ndoshta ne skemi ndikuar aspak te kjo histori, ndoshta këta janë prishur në pazare me njëri tjetrin në këtë histori, kjo ka shumë mundësi të ketë ndodhur”, ka thënë Kalaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat