“Duhet të jesh Ministër i Brendshëm ta marrësh me atë çmim”- Sandër Lleshaj tregon sa lekë i ka marrë taksapaguesve shqiptarë për të blerë makinën BMW

Shqipëria

“Duhet të jesh Ministër i Brendshëm ta marrësh me atë çmim”- Sandër Lleshaj tregon sa lekë i ka marrë taksapaguesve shqiptarë për të blerë makinën BMW

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimin e Fevziut për një pagesë prej 100 mijë eurosh.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye, me postin e Ministrit të Brendshëm, ai e ka marr me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë nga 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat