Akuzat për “taksinë-helikopter”, ministrja e Mbrojtjes padit për shpifje PD

Shqipëria

Akuzat për “taksinë-helikopter”, ministrja e Mbrojtjes padit për shpifje PD

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur për shpifje Partinë Demokratike dhe përfaqësues të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatën zgjedhore.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit të ministres Olta Xhaçka, e cila është denoncuar shpesh kohët e fundit se ka përdorur helikopterin ushtarak të MM për të udhëtuar drejt Dibrës për të zhvilluar takime elektorale, si drejtuese politike e PS në këtë qark.

Përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë dënuar këtë sjellje të Olta Xhaçkës, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Opozita ka akuzuar se takimet elektorale të ministres po bëhen me "taksinë-helikopter" në mënyrë të paligjshme dhe në shpërdorim të plotë të fondeve të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

PD thotë se ministrja ka udhëtuar me helikopter për në Dibër, për të bërë një takim me strukturat e PS dhe ky udhëtim i ka kushtuar buxhetit 10 mijë euro.

“Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra“, tha pak ditë më parë ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat