Edi Rama niset për në Amerikë/ Qëllimi: Vaksina anti-Covid duhet të vijë sa më parë në Shqipëri

Shqipëria

Edi Rama niset për në Amerikë/ Qëllimi: Vaksina anti-Covid duhet të vijë sa më parë në Shqipëri

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter bën me dije nisjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas asaj që ai njofton vetë në Twitter, qëllimi i kësaj “rruge” në SHBA është sigurimi sa më parë i vaksinës anti-Covid dhe takimi me prodhuesit e saj.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, thekson Rama.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat