Basha takim me fermerët: Mëkat që nuk nxirrni dot as shpenzimet, për prodhimet tuaja

Shqipëria

Basha takim me fermerët: Mëkat që nuk nxirrni dot as shpenzimet, për prodhimet tuaja

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Lulzim Basha me fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të shtunë është ndalur në fshatrat Novosej dhe Shushtavec, në Kukës.

Prej andej, gjatë takimit, kryedemokrati deklaroi se fermeri po has më shumë vështirësi për shkak të krizës ekonomike.

Fermerët janë shprehur se pavarësisht aplikimeve, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.

“Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin, ta gjej në një varfëri të tillë”, – tha Basha.

“Është mëkat i dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajm as shpenzimet që ju keni hedh për ta rrit këtë patate”, – shtoi kryedemokrati.

Basha akuzoi qeverinë edhe për mungesë vizioni  apo për afera kurruptive, teksa mallrat e huaja dominojnë tregun, dukë lënë në mëshirë të fatit fermerët, që siç dihet prodeuktet e tyre i nxjerrin me shumë mund e sakrifica.

“Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj”.  Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët”.

“Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, u shpreh Basha, gjatë takimit sot në Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat