Ambasadorja Yuri Kim përgënjeshtron mediat pranë opozitës: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim përgënjeshtron mediat pranë opozitës: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë drejt BE-së

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:27
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duke përgënjeshtruar lajmet e përcjella nga disa porale pranë opozitës ku pretendonin për ndarje të qëndrimeve SHBA-BE.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat