Tetë shqiptarë në pranga, zbulohet laborator droge në Greqi

Shqipëria

Tetë shqiptarë në pranga, zbulohet laborator droge në Greqi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në një operacion të dy ditëve më parë, në Vougla, afër Athinës.

Sipas medieve të vendit fqinj, janë arrestuar 8 shqiptarë si dhe është zbuluar një shtëpi e braktisur në të cilën ndodhej një laborator droge.

Me teknologji të lartë, në të përpunohej kanabis sativa.

Operacioni u shtri në disa zona e lagje afër Athinës si Vougla, Vyrona, Nea Smyrni, Ano Glyfada apo Avlona të Atikës.

Përveç 8 të arrestuarve, ka dhe 7 të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale teksa 2 të tjerë janë ndaluar në paraburgimet ku kanë qenë.

Në total Policia greke i ka sekuestruar kësaj organizate kriminale

-(1,800) fidanë të kanabisit,

-(1) kilogram dhe (355.8) gram kokainë,

-(43) kilogramë dhe (300) gram gjethe kërpi,

-(45) kërcej kërpi,

-(510) gram pluhur me përbërje kimike të panjohur të përshtatshme për falsifikim të kokainës,

-(6) makina,

-(11,505 EUR),

-pistoletë me gëzhojë dhe (41) gëzhoja,

-(2) grushta hekuri,

-(2) peshore precize, (16) pajisjet mobile, gjithashtu pajisje të plota dhe monitorim të ventilimit, elektrifikimit dhe ndriçimit të laboratorëve – kopësht kultivimin e kërpit hidroponik (llambat, dehumidifikuesit, tubat e ventilimit, instrumentet automatike të ujitjes, etj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat