Vrasja e policit me plumb në zemër/ Gruaja përlot rrjetin, tregon se çfarë pa në spital

Shqipëria

Vrasja e policit me plumb në zemër/ Gruaja përlot rrjetin, tregon se çfarë pa në spital

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Xhulio Prela

Mëngjesin e sotëm në Lezhë u ekzekutua me armë zjarri efektivi i Policisë së Shtetit, Xhulio Prela. Miqtë dhe familja e tij kanë përlotur rrjetin me dedikimet që kanë bërë për të riun, por më prekësi nga të gjitha ka qënë ai i një gruaje që nuk e njihte të riun personalisht por kishte mësuar gjithë çfarë kishte ndodhur në spital. Me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan se kishte shkuar në Urgjencën e Lezhës me të birin 4-vjeçar në orët e para të mëngjesit, kohë që përkonte edhe më mbërritjen e trupit të të riut.

“Furgoni i policisë pranë urgjencës, ishte një ogur jo i mirë. Sapo hyn në urgjencë , ç’të shihje fytyra të mavijosura të efektivëve të policisë të Lezhës të pikëlluar nga vdekja e kolegut të tyre. Trishtim i madh për të gjithë, madje për pak momente e kisha humbur mendjen se p?r çfarë kisha shkuar në spital. Im bir më solli në vetë duke më tërhequr nga dora dhe duke më thënë: “Mami jo këtu, jam mirë”. Teksa po merrte serumin im bir, sërish mendja më rrinte matanë tek urgjenca e të rriturve, ku Xhulio , emri e të cilit dhe profesionin e tij, i mësova rastësisht në ato memente, kishte nisur rrugëtimin e tij drejt rrugës pa kthim, drejt Parajsës. Prehu në paqe djalosh, vdekja jote trazoi jo vetëm familjen, por edhe kolegët e tu dhe mbarë opinionin lezhjan,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e saj.

REAGIMET NË RRJET:

Komenti: Lamtumire i miri Xhulio Prela te njofta ne dite te veshtira na u gjete afer cdo moment duke dhuruar edhe gjak her mbas here por njerezit e mire nuk i mbijetokan gjate kesaj toke ! Zoti i forcoft familjaret e te jene te forte dhe krenar per ty pushofsh ne paqe

Komenti: Iku dhe Xhulio! Edhe pse nuk e kam njohur nga afër djaloshin efektiv të FNSH-së Xhulio Prela, ngjarjen e ndarjes nga jeta të këtij të riu e përjetova në ambjentet e urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës. Ishte rreth orës 03:30, kur së bashku me tim bir 4 vjeçar për arësye shëndetësore iu drejtova Urgjencës së Spitalit. Sapo ndaluam tek oborri para urgjencës , kuptova se diçka kishte ndodhur por jo kaq tragjike, s’e mendoja. Furgoni i policisë pranë urgjencës, ishte një ogur jo i mirë. Sapo hyn në urgjencë , ç’të shihje fytyra të mavijosura të efektivëve të policisë të Lezhës të pikëlluar nga vdekja e kolegut të tyre. Trishtim i madh për të gjithë, madje për pak momente e kisha humbur mendjen se p?r çfarë kisha shkuar në spital. Im bir më solli në vetë duke më tërhequr nga dora dhe duke më thënë: “Mami jo këtu, jam mirë”. Teksa po merrte serumin im bir, sërish mendja më rrinte matanë tek urgjenca e të rriturve, ku Xhulio , emri e të cilit dhe profesionin e tij, i mësova rastësisht në ato memente, kishte nisur rrugëtimin e tij drejt rrugës pa kthim, drejt Parajsës. Prehu në paqe djalosh, vdekja jote trazoi jo vetëm familjen, por edhe kolegët e tu dhe mbarë opinionin lezhjan. Në një javë 2 të plagosur dhe një i vdekur nga gryka e armëve, dhe sa e sa të tjerë nga vrasësi i padukshëm COVID. Bëhu e fortë Lezha e Besëlidhjes së Skëndërbeut, e Katedrales së Shënkollit. Shpresoj dhe uroj që Shënkolli, nata e të cilit kremtohet sonte, t’i ndriçojë rrugen për në amshim Xhulios, t’i japë forcë familjes së tij për përballimin e dhimbjes, t’i japë forcë çdo familje lezhjane dhe jo vetëm, të cilat kanë humbur familjarët për shkak të Covid-it, të shërojë çdo pacient, që ende lëngon dhe të na mbrojë të gjithëve nga armiku i padukshëm, por edhe nga armiqtë e dukshëm.

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat