Manastirliu uron për ditëlindje infermieren: Me foshnjën tre muajshe në shtëpi u kthye në shërbim

Shqipëria

Manastirliu uron për ditëlindje infermieren: Me foshnjën tre muajshe në shtëpi u kthye në shërbim

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:54
Manastirliu uron për ditëlindje infermieren: Me foshnjën tre muajshe në shtëpi u kthye në shërbim

"Foshja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me covid19..."

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastieliu, përmes një postimi në Facebook ka uruar në ditën e saj të lindjes infermieren e infektivit, Rovena Rushiti, e cila edhe pse e kishte foshnjen e saj vetëm 3-muajshe vendosi të shërbejë për pacientët me COVID-19.

Urimi i ministres Manastirliu:

Foshja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jete.

Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht ? me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë ? e saj

Edhe 100 Rovena!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat