Ndryshimet në Kodin Penal, Abilekaj: Nuk dinim asgjë, Ministria e Drejtësisë përgënjeshtroi kryeministrin

Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Penal, Abilekaj: Nuk dinim asgjë, Ministria e Drejtësisë përgënjeshtroi kryeministrin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj në një intervistë për RTV Ora ka diskutuar në lidhje me ndryshimet e reja në Kodin Penal përsa i përket mediave.

Abilekaj ka mohuar që për këto ndryshime të ketë pasur tryezë diskutimi me qeverinë, teksa ka thënë se ndryshimet ishin mohuar në fillim të vitit nga kryeministri Rama, një mohim që u përgënjeshtrua sipas tij nga Ministria e Drejtësië.

Abilekaj: Ministria e Drejtësisë publikoi disa pasazhe të ndryshimeve në Kodin Penal, që në fakt po ndryshon në masën 80% apo më shumë dhe ne nuk dinim asgjë për këtë. Jo vetëm ne, po as Shoqëria Civile, as opozita, as shumë prej ligjvënësve për këtë vendim që po ndryshohet Kodi Penal . Pothuajse po bëhet I ri, sepse po ndryshoi 80%  kemi të bëjmë me një Kod Penal të ri. Duhet të kemi parasysh që një nga pjesët që nuk ndryshon, është ajo që u ndryshua në prillin e kaluar kur u bënë edhe ndryshimet që lidhen me pandeminë. Kjo është në pikëpamjen legjistlative.

Të ndryshosh një nga ligjet kryesore të vendit, që kërkon shumicë të cilësuar në heshtje, është e pamundur nuk është demokratike. U bënë pasazhet për medit publike, u hodhën në media dhe kryeministri i kundërshtoi. Tha se nuk do të ketë ndryshime për memet, që ishte vetëm një pjesë e ndryshimeve që kanë lidhje me median. Ministria e Drejtësisë e përgënjeshtroi kryeministrin, sepse tha që këto ndryshime janë bërë në përputhje me kërkesën e grupeve të interesit dhe me debatin publik. S’ka pasur asnjë debat publik, të paktën për median jo. Ky është materiali i një grupi pune që po merr dorën përfundimtare npër t’u shtjelluar në draft, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat