“25-vjeçari i paarmatosur”/Ish-drejtuesi i Policisë: Efektivi duhet të përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”

Shqipëria

“25-vjeçari i paarmatosur”/Ish-drejtuesi i Policisë: Efektivi duhet të përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Arjan Hoxha

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Masha një ditë më parë nga një efektiv policie është kthyer në temën e ditës në Shqipëri.

Teksa i riu u dërgua me dhimbje drejt banesës së fundit, qytetarë të ndryshëm kanë reaguar duke dënuar aktin e policit dhe duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe jo vetëm.

Për të folur pikërisht për këtë temë, i ftuar në Ora News, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Arjan Hoxha është shprehur se, në rastin fatal të 25-vjeçarit kemi të bëjmë me një vrasje me dashje nga ana punonjësit të policisë.

“Që të jemi të qartë. Informacionet që kanë dalë nga mediat apo ato që ka dashur të përcjellë policia për opinionin publik kanë qenë të cunguara dhe të qëllimshme që të jepen herë pas here në mënyrë që mos bëhej transparencë dhe të mos dilte e vërteta. Drejtuesit e Policisë duhet ta dinin sepse aty kishte edhe policë të tjerë prezentë. Duhet ta dinin versionin e saktë, versionin e vërtetë të ngjarjes.

Me modifikime nga më të ndryshmet, duke përcjellë informacione të pavërteta siç është vendi ku ka filluar konflikti, mënyra si është konfliktuar në mënyrë verbale me punonjësit e policisë dhe në fund momenti fatal i humbjes së jetës.

Në opinionin tim nuk kemi të bëjmë me kapërcim të kushteve të mbrojtjes  të nevojshme sepse me këto që kemi deri tani, jemi përpara rastit të pastër të një vrasjeje me dashje e një qytetari nga një punonjës policie, nga e shtetit sepse polici me uniformë përfaqëson shtetin.

Sa i përket përdorimit të armës dhe çfarë thotë ligji dhe rregullorja e Policisë së Shtetit për këtë, Hoxha deklaroi se:

“Nuk kemi kapërcim, kemi vrasje me dashje. Polici duhet të përballet me akuzën e vrasjes me dashje ndaj një qytetari të pafajshëm, të paarmatosur dhe që nuk po zhvillonte një sulm ndaj punonjësve të policisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat