Etilda Gjonaj: Shkarkimi i gjyqtarit Markelian Kuqo provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion

Shqipëria

Etilda Gjonaj: Shkarkimi i gjyqtarit Markelian Kuqo provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas shkarkimit nga KLGJ-ja të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Gjonaj përshëndet vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

“Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së. Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cenojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive.”

Ky reagim vjen pas vendimit të marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra.

Kuqo akuzohet se ka liruar nga burgu të dënuarin me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat