Rama: Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme

Shqipëria

Rama: Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Edi Rama

(E plotësuar 18:13) - Kryeministri Rama ka dalë me një mesazh për vdekjen tragjike të Klodian Rashës. Rama tha në fillim të fjalës së tij se efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme.

Kryeministri Rama ka dalë me një mesazh për vdekjen tragjike të Klodian Rashës. Rama tha në fillim të fjalës së tij se efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Rama u shpreh se pamundësia për të qenë i pranishëm ia imponoi shtyrjen e këtij mesazhi.

Kryeministri deklaroi se në vizitën që zhvilloi në familjen e të vrarit ka marrë nga babai mesazhin se "asnjë lule e vetme nuk mund të preket në Tiranë në emrin e tij biri".

Rama thyen heshtjen për Klodian Rashën

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për vrasjen e të riut Klodian Rashës nga policia.

Konferencën e njoftoi përmes një postimi në Twitter ai shprehet se sot do të dalë në një komunikim me mediat në ora 18:00.

Postimi në Twitter:

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat