“Përse nuk kishin kamera policët natën kur u vra Klodian Rasha?”, Lleshaj tregon arsyen

Shqipëria

“Përse nuk kishin kamera policët natën kur u vra Klodian Rasha?”, Lleshaj tregon arsyen

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Sandër Lleshaj

Gazetari Robert Rakipllari i është drejtuar ministrit të Brendshëm të dorëhequr ditën e sotme Sandër Lleshaj me pyetjen se përse nuk kishin kamera në trip policët natën e vrasjes.

Lleshaj tha se nuk është detyrim të vendoset kamera por sipas tij edhe sikur të ishte me detyrim nuk ka mjaftueshëm për të gjithë forcat blu.

“Kamera nuk është detyrë ligjore por opsion, s’kemi mundësi, nuk e ka detyrim por edhe po ta ketë detyrim nuk ka. Nuk janë detyrim por nuk kemi kamera të mjaftueshme për tu pajisur të gjithë”, tha Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat