Ish-drejtuesi i policisë: Është e patolerueshme që policia të hedhë gaz lotsjellës në zona të banuara

Shqipëria

Ish-drejtuesi i policisë: Është e patolerueshme që policia të hedhë gaz lotsjellës në zona të banuara

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Ilir Gjoci

Sot është dita e katërt e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë. Forcat e policisë dhe ditën e sotme kanë përdorur autobotet dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat edhe në zona të banuara. Ilir Gjoçi, ish drejtues i lartë i policisë së shtetit në një intervistë për Ora News tha se është dhe është e patolerueshme që policia të hedhë gaz lotsjellës në zona të banuara.

Ilir Gjoci: Këto janë veprime të policisë që kanë ardhur në vazhdimësi, nuk është e re hedhja e gazit sot. Është rreptësisht e ndaluar që policia në një hyrje pallati, në një zonë të banuar të hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë disa të rinj ndërkohë që përveç të rinjve që protestojnë aty ke dhe njerëz të moshuar, familjarë, njerëz që kanë dalë me familjarët e tyre. Është dhe orari që njerëzit dalin përreth dhe është e patolerueshme që policia të hedhë gaz lotsjellës.

Nuk e dimë çfarë lloj gazi përdor policia aktualisht, sa i fortë është ai gaz, çfarë dëmesh dhe pasojash sjell në shëndetin e njerëzve.

Ai u shpreh se gazin lotsjellës e kemi peshqesh nga z.Lleshaj që pas ardhjes së tij është përdorur në mënyrë masive dhe krejt  pa kriter përdorimi i gazit nga policia e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat