Unifikimi i rrjetit energjitik Shqipëri – Kosovë, Berisha: U nis më 2013, pasi u bllokua 4 vjet nga miku i Ramës, Vuçiq

Shqipëria

Unifikimi i rrjetit energjitik Shqipëri – Kosovë, Berisha: U nis më 2013, pasi u bllokua 4 vjet nga miku i Ramës, Vuçiq

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:31
Sali Berisha

Pas përfundimit të unifikimin të rrjetit energjitik Shqiperi – Kosovë, ka reaguar edhe ish Kryeministri Berisha i cili në një postim në faqen e tij në facebook e ka përshendur këtë zhvillim.

“Ky projekt që u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndertimin para dhe gjate vitit 2013 dhe qe perfundoi se ndertuari ne vitin 2016”, u bllokua sipas Berishës për 4 vjet miku i ngushtë i Zografit Bis, presidenti i serbomadhisë Aleksander Vuçiç”.

Ja postimi i plotë:

Pershendes unifikimin e rrjetit energjitik Shqiperi - Kosove!

Miq, autostrada energjitike Shqiperi - Kosove qe u inaugurua sot, eshte nje projekt qe u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndertimin para dhe gjate vitit 2013 dhe qe perfundoi se ndertuari ne vitin 2016.

Ky projekt shenon pavaresine energjitke te Kosoves dhe bashkerendimin e shfrytezimit racional te burimeve e ergjitike te Shqiperise dhe Kosoves.

Kete projekt e bllokoi per kater vite me radhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel.

Me kete rast te dashur miq, le te urojme inaugurimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe Kosoves si nje ngjarje me rendesi te madhe ne krijimin e nje hapesire unike ekonomike energjitike shqiptare dhe te falenderojme me mirenjohje qeverine gjermane per financimin e plote te linjes 400 KW Tirane - Prishtine dhe nderhyrjen e vendosur te saj per çbllokimin e funksionimit te saj. sb

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat