A është Rama lider demokratik?/ Lleshaj: Kryeministri më besoi detyrën, nuk është tolerant me dobësinë

Shqipëria

A është Rama lider demokratik?/ Lleshaj: Kryeministri më besoi detyrën, nuk është tolerant me dobësinë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet se çfarë mendimi ka për kryeministrin Edi Rama dhe nëse mendon se kryeminisitri është një lider demokratik.

Lleshaj u shpreh se kreu i qeverisë i ka besuar detyrën e ministrit të Brendshëm pa e pasur mik, por sipas tij, duke besuar parimet e tij.

Ndërsa, Lleshaj u shpreh edhe se ka vënë re se “Rama nuk është tolerant me ata persona që i konsideron të dobët në rrafshin intelektual”.

“Edi Ramën e kam vlerësuar dhe do ta vlerësoj, për faktin se më ka besuar, sepse nuk ka pasur kurrë me mua raport miqësie. Kjo më ka bërë të besoj që ky njeri nuk ka ndonjë agjendë personale. Kjo sepse ndryshe do të zgjidhte një kamikaz personal.

Rama më ka besuar, sepse më ka vlerësuar se mund të bëja post duke punuar në mënyrë parimore.  Them se është një lider demokratik, pavarësisht perceptimit në popull, që ndoshta është ndryshe. Rama nuk është tolerant, nëse je i dobët, nuk ke sfidë në argument, ndoshta edhe ndaj forcës që ke. Ky është pozicioni im ndaj figurës së Ramës”, tha Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat