Lapaj: Vandalë nuk janë ata djem dhe vajza, por ata 140 persona që kanë dhënë pronat publike me koncesion

Shqipëria

Lapaj: Vandalë nuk janë ata djem dhe vajza, por ata 140 persona që kanë dhënë pronat publike me koncesion

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:57
Adriatik Lapaj

I ftuar në Tempora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se vandalë nuk janë ata djem dhe vajza, por ata 140 persona që kanë qenë në 30 vite dhe kanë dhënë me koncesion pronën publike.

Lapaj: Dhuna ka disa dimensione. Është një djalë i ri që shkul një kosh se nuk ka çfarë të hajë, ka dimensionin e një të riu që shkul një tabelë se nuk ka mundësi dhe shanse në vend. Po ashtu ka edhe dimensione dhune te një personi që nuk dëgjohet për hallin që ka.

Ne nuk bëjmë këtu sikur jetojmë në një shoqëri engjëjsh. Vandalë nuk janë ata djem dhe vajza, por ata 140 persona që kanë qenë në 30 vite dhe kanë dhënë me koncesion pronën publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat