Sandër ‘Kimiku’? Lleshaj flet për nofkën: Njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi, jo në varreza

Shqipëria

Sandër ‘Kimiku’? Lleshaj flet për nofkën: Njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi, jo në varreza

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm në ikje, Sandër Lleshaj ka komentuar nofkën që i kanë vendosur qytetarët dhe kundërshtarët politikë.

Në një prononcim për “Top Story”, Lleshaj u shpreh se ndehej krenar që e cilësonin si “kimiku”.

Sipas tij, përdorja e “kimisë” ka bërë që protestuesit të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, duke nënkuptuar ngjarjet e 21 janarit.

“Sandër Kimiku? Ata janë balistik. Kanë prodhuar gjak dhe viktima. Ajo kimia ime, ka bërë që njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi dhe jo në varreza,”-u shpreh ministri në ikje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat