Ambasada e Gjermanisë i bëri një donacion prej 38.000 eurove Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar

Shqipëria

Ambasada e Gjermanisë i bëri një donacion prej 38.000 eurove Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë i dhuroi Shtëpisë së shëndetit në Gostivar një autoambulancë për nevojat e banorëve të qytetit dhe rrethinës.

„Statistikat e fundit në vend lidhur me kovidin nuk janë inkurajuese. Por shpresoj se ky automjet i ndihmës së shpejtë arrinë në kohën e duhur, kur ndihma është e nevojshme. Këtu në rajonin e Balllkanit Perëdimor kemi partnerë, të cilët në luftën kundër pandemisë mund të llogarisin në ndihmën tonë. Gjermania deri më tani rajonin e ka mbështetur me 15 miliona euro. Vëç kësaj, Bashkimi Evropian ndihmon me 3, 3 miliardë euro, ku Gjermania merr pjesë me rreth një të tretën”, theksoi Ambasadorja Anke Holstein, transmeton Portalb.mk.

Nga ambasada gjermane kanë njoftuar se, ky donacion vjen me iniciativë të Qeverisë Federale gjatë kryesimit gjerman me Këshillin e Bashkimit Evropian për ndihmë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në ballafaqimin me pandeminë Kovid-19. Duke pas parasysh gjendjen aktuale, qëllimi kryesor i Presidencës gjermane është ballafaqimi me pandeminë dhe pasojat e saja.

Vlera e donaconit në total është 38.000 euro, ndërsa u implementua përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë drejtim, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein nënshkroi sot marrëveshje donacioni me projekt koordinator i OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim” Valbon Limani për nevojat e ISHP Qendra Shëndetësore Gostivar.  Duke nënshkruar këtë marrëveshje, e cila zbatohet nga OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim” dhe mbështetje logjistike nga Komuna e Gostivarit, ISHP Qendra Shëndetësore-Gostivar do të marrë një ambulancë Wolfsagen Kraft me vlerë 38,331 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat