I kërkuan dorëheqjen në protesta, Ardi Veliu: Vlerësimi i qytetarëve...

Shqipëria

I kërkuan dorëheqjen në protesta, Ardi Veliu: Vlerësimi i qytetarëve...

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Ardi Veliu

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i pranishëm aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, u ndal edhe te protestat.

Pas vrasjes së të riut Klorian Rasha nga efektivi i policisë, qindra persona u ngritën në protesta duke kërkuar lirimin nga detyra të Veliut.

Por sipas kryepolicit, Policia e Shtetit ja doli me sukses të përballonte këto “sfida”, ndërsa thekson” se vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm

 “Policia e shtetit i ka kushtuar rëndësi policimit në komunitet. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë.

Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese.

Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm”, tha Veliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat