Gjykata Kushtetuese, reagon Kryemadhi: Hap pozitiv! Pas 25 Prillit në pushtet rikthehen qytetarët

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese, reagon Kryemadhi: Hap pozitiv! Pas 25 Prillit në pushtet rikthehen qytetarët

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:41
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Kryemadhi shprehet se çdo hap pozitiv duhet të vlerësohet, ndërsa shton se vendi duhet të kishte prej kohësh institucionet e drejtësisë.

“Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë“, shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ka vijuar më tej, teksa shprehet se “25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri. Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat