Krujë, i vodhi makinën nën kërcënimin e armës një personi

Shqipëria

Krujë, i vodhi makinën nën kërcënimin e armës një personi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një-40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin me iniciale V.B., 41 vjeç dhe më pas i ka vjedhur mjetin tip "Opel".

Në pranga, në flagrancë, ka rënë shtetasi B.Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja".

Pas kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetin tip "Opel", si dhe ka konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Vjedhja me armë", "Ndërtim i paligjshëm", "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat