Ministri Ahmetaj nga Shijaku: Kryeministri u rri punëve mbi kokë, një mal me halle ka në kurriz

Shqipëria

Ministri Ahmetaj nga Shijaku: Kryeministri u rri punëve mbi kokë, një mal me halle ka në kurriz

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Arben Ahmetaj

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj u ndal sot në Maminas dhe Shijak në banesat e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut, që Krishtlindjet do t’i festojnë në shtëpitë e tyre të reja, pas banesat e vjetra u dëmtuan nga tërmeti i vitit të shkuar.

Ministri nuk i kurseu batutat ndërsa i zoti i shtëpisë i tha se “kryeministrit i ka rënë një peshë e rëndë” pas tërmetit dhe pandemisë, të cilit Ahmetaj iu përgjigj duke i thënë se: “Ai e mban peshën e rëndë pasi u rri punëve mbi kokë’.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Kryefamiljari: Kryeministrit i ka rënë peshë e rëndë.

Ahmetaj: Po e mban peshën e rëndë. Ja ku jemi. Edhe Covidi edhe tërmeti, një mal me halle në kurriz, por i ka mbajtur. Çdo ditë u rri punëve mbi kokë. Premtoi që shumë nga familjet do të futen në shtëpi para Vitit të Ri dhe ju jeni një nga familjet. Kryetar (kryebashkiaku), të lumshin duart edhe këmbët që ndjek punët përditë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat